Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagosen dy të mitur
Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ka nisur si grindje e çastit në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.