Show Biz

Clooney pas vdekjes së Matthew Perryt: Kjo tregon se paratë dhe fama nuk të bëjnë të lumtur

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, George Clooney, ka treguar se shoku i tij, Matthew Perry nuk i gëzohej as suksesit që arriti në serialin “Friends”, raporton People.

Clooney tregoi rreth shoqërisë që kishte me aktorin e ndjerë përderisa po promovonte filmin “The Boys in the Boat”. Ai përmendi se sa keq ishte ndier kur e shihte Perryn se po vuante nga varësia nga substancat narkotike.

“E kam njohur Metthewn që kur ishte 16 vjeç, ai ishte një djalë shumë i mirë dhe bënte shumë shaka. Luanim tenis bashkë. Ai ishte rreth 10 vjet më i ri se unë”, ka thënë Clooney.

Ai gjithashtu tregoi se ëndrra e Perryt ishte të merrte një rol në ndonjë seri të famshme televizive.

“Ai gjithmonë më thoshte se po të merrte një rol do të ishte njeriu më i lumtur në botë”, ka vazhduar aktori

Ani pse e mori këtë rol dhe përmbushi ëndrrën e tij, Clooney tha se Perry prapë se prapë nuk ishte i lumtur.

Clooney pas vdekjes së Matthew Perryt: Kjo tregon se paratë dhe fama nuk të bëjnë të lumtur
Clooney pas vdekjes së Matthew Perryt: Kjo tregon se paratë dhe fama nuk të bëjnë të lumtur

“Ne vetëm e dinim që ai nuk ishte i lumtur por nuk e kisha idenë se çfarë po bënte, se po merrte aq shumë substanca narkotike brenda një dite, tërë këto gjëra që ta thyejnë zemrën. Dhe kjo gjë në njëfarë mënyre të tregon se as suksesi as paratë nuk të bëjnë të lumtur. Duhet të jesh i lumtur me vetveten dhe jetën tënde”, ka thënë Clooney.

Më 28 tetor, Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ishte 54 vjeç. Javën e kaluar u publikua raporti i autopsisë ku u shkrua se vdekja e tij u shkaktua nga efekti i ketaminës.