Te vjetërit apo të rinjtë, kë pëlqejnë qytetarët? Renditja e politikanëve
Bajram Begaj është poltikani më i pëlqyer shqiptar ndërsa pas tij vijnë kryeministri Rama dhe kreu i Rithemelimit Berisha. Këto janë rezultatet e sondazhit të realizuar nga “Barometri” në Euronews Albania.
Sipas këtyre matjeve presidenti Begaj renditet në krye të listës me 52.9% të pëlqyeshmërisë ndërsa ndiqet në këtë renditje nga kryeministri Rama me 47,8% të pëlqyeshmërisë.
Më pas renditet Sali Berisha me 10 pikë diferencë. Pas tij në vend të katërt, me 27.7%, vjen një politikan i ri si Adriatik Lapaj. Lulzim Basha renditet në vend të 5-të me 21.9%.
Në tre vendet e fundit renditen Arlind Qori me 17.6%, Endri Shabani me 13% dhe Ilir Meta me 10.7%.