Lajme

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kategorikisht poshtë shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë.

Në emisionin “Debat” në A2CNN, Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, ku Greqia ka ngritur zërin për çështjen Beleri, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama  dhe Kryetari i bashkisë Himarë Fredi Beleri

Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik.

Shefi i qeverisë e bëri të qartë në qëndrimin e tij se në Shqipëri pushtetet janë të ndara dhe fati i Belerit do të vendoset nga drejtësia.

Referuar kërkesës së posaçme për t’u liruar për të kryer betimin, të cilën Beleri ia ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, Rama tha se Gjykata e Lartë e ka hedhur poshtë, duke nënvizuar në vendim se këto kompetenca nuk i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Mbasi ata për një kohë të caktuar kanë kërkuar nga ne. E kërkonin kështu Shqipëria. Shqipëria ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Mbasi e kmi përsëritur që nuk mund të bëjë Drejtori i Burgjeve diçka të tillë. Se nuk e ka në ligj. Ligji e thotë shumë qartë kur bëhet betimi. Mbasi humbën kohë, dhe shkuan në Gjykatë të Durrësit, Gjykata e Lartë ia çoi Gjykatës Speciale dhe në vendim thuhet drejtori i burgjeve nuk ka asnjë fuqi që të zgjidhi këtë çështje, që të japi leje. As leje që të shkojë para këshillit bashkiak, dhe as këshilli bashkiak të shkojë në burg dhe as zotëria të marri një noter në burg. Unë jam me Shqipërinë. Të jesh me Shqipërinë sot është të jesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë nuk janë të shkëlqyera, dakord, por kjo është e vetmja rrugë nëse ne duam që realisht ky vend të bëhet shtet. Është e parë që nga 1912 që ky vend ka një strukturë të drejtësisë të përbërë nga SPAK dhe Gjykata Speciale ku pushteti ekzekutiv nuk i fut duart dhe nuk ndërhyn.