A ka vend për panik dhe a jemi të rrezikuar pas tërmetit në Turqi? Flet Luljeta Bozo dhe tregon si duhet të veprojmë: Zona më e nxehtë është…
Mëngjesin e sotëm Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm i shkallës 7.9 ballë që ka shkaktuar rreth 1000 viktima dhe mijëra të lenuar. Sa i përket mundësisë që edhe vendi ynë të preket nga goditje të forta sizmike, inxhinierja sizmiologe Luljeta Bozo u shpreh për Dritare TV se nuk ka vend për panik.
“Këto pllaka të tokës lëvizin në një masë viskoze dhe atje lëvizin duke shkaktuar çlirim të energjisë. Nga çlirimi i energjisë lindin rryma, të cilat lëvizin këto pllaka. Pllakat ose lëvizin, ose hipin sipër njëra-tjetërs, ose largohen. Në të gjitha rastet që ka një fenomen të tillë shkaktohet tërmet ose vullkan. Në rastin e tërmetit në Turqi nuk duhet të jemi në panik, pasi Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë. Shqipëria shtrihet në pllakën e tokës së mesdheut, e cila preket nga tërmetet, por jo të një fuqie të tillë shkatërruese si në rastin e Turqisë.
Zona më e nxehtë në botë është ajo e Pacifikut ku ndodhin rreth 75% e tërmeteve, e cila nis nga Filipinet, Japonia dhe zona e ishujve, ndërsa zona tjetër është zona e mesdheut që nis nga Gjibraltari e vijon deri në Kaukaz. Ne jemi në zonën e Mesdheut që ndodhin rreth 25% e tërmeteve që ndodhin në botë.
Këto tërmete ndodhin në mënyrë periodike, si tërmetet që kanë fundosur Durrësin e vjetër. Nga Kalaja e vjetër 2200 vjeçare nuk mbeti asnjë nga tërmeti i djeshëm në Turqi. Shqipëria është një vend tërmetesh. Tërmetet si ai që kaloi sipas studimeve ndodhin një herë në 50 vite.
Në këtë periudhë ne kemi mundësi të marrim masat për t’u mbrojtur, së pari duke ndërtuar në truall të sigurt dhe duke mos shkelur rregulla teknike, te respektimi i distancave dhe të mospasurit afër godina me njëra-tjetrën. Ndërgjegjësimi nis përmes edukimit në mënyrën se si duhet të veprojnë në mënyrën e parë që bie tërmeti.
Duhet të qëndrojmë në vend brenda dhe të lemë derën pak të hapur, pasi në rast lëkundjesh dera nuk arrin të hapet. Ndërtimet kanë jetëgjatësinë e tyre nuk janë të përjetshme, duhet të kenë një jetëgjatësi të garantuar. Ka objekte që janë me jetgjatësi 500 vjeçare, këtu futen dhe objektet e kultit. Tërmeti mund të shkaktoj dhe dëmtim, por nëse mbetet i pariparuar ky dëmtim zmadhohet.
Njerëzit nuk duhet të jenë në panik, pasi po i kapi paniku nuk mund të veprojnë më për asgjë. Këto tërmete ne nuk i parashikojmë dot, por nëse ne vazhdojmë të jetojmë në këto zona duhet të marrim masat.”,u shpreh Bozo.