35-vjeçari përdhunon 14-vjeçaren
Të rënda kanë qenë rastet e fundit të bëra publike të abuzimit me vajza të mitura. Kryesisht autorët përdhunues janë të moshave të reja.
Një 35-vjeçar në Divjakë është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përdhunuar një 14-vjeçare. Detaja nga ngjarja e rëndë nuk janë bërë ende me dije.
NJOFTIMI
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. A., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.’